Fortifikimi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fortifikimi

Fortifikimi i përket kryesisht periudhës mesjetare. Por gjatë tërë perimetrit shihen blloqe të periudhës antike, in situ ose të ripërdorur, të cilët e mbyllin tërësisht konturin e rrethimit, çka tregon se planimetria e fortifikimit u përcaktua që në antikitet. Muret (986 m) përsërisin vijën rrushkulluese të kurorës së kodrës dhe i japin fortifikimit trajtën e një ylli trecepësh me sipërfaqe 3,6 ha.

Në skajin lindor njihet vetëm një hyije sekondare, 2,35 m e gjerë. Prej kullave ruhen gjurmët e kullës së skajit jugperëndimor. Muret e saj nuk lidhen organikisht me kurtinën por blloqet e kurtinës ku ajo mbështetej janë punuar në formë foleje (5-6 cm) për të shmangur rrëzimin e kullës me leva.

Kurtinat (2,35 m) përbëhen prej dy faqeve të lidhura çdo 2,5 m tërthor me njëra-tjetrën dhe emplecton-it. Muratura izodomike është punuar me blloqe të latuar prej guri të fortë ranor të nxjerrë në vend. Balli i tyre është i rrafshët e drejtkëndësh (0,4-1,5 x 0,35-0,4 m) kurse buza e prerë diagonalisht për të shmangur thyerjen. Në një pjesë të blloqeve shihet shenja A (Damosia) që tregon se blloqet vinin të parapërgatitur prej punishteve shtetërore dhe E (Ektos/ Enatos i gjashti ose i nënti) që tregon radhën e vendosjes së blloqeve në mur.

Faqja e jashtme e murit ngrihet në tokë të butë mbi një themel prej blloqesh të thyer, 1 m të thellë, ose, në terren të fortë, drejt e në taban. Një bllok gjysmë i punuar, i gdhendur në pjesën mbi tokë dhe i lënë papunuar në pjesën nëntokë, tregon se përpunimi përfundimtar i blloqeve kryhej në vend.

Muri i gurtë shërbente si xokol e murit prej tullash (35 x 33 x 7 cm) të lidhura me llaç balte. Disa blloqe të ripërdorur, të pajisur anash me kornizë, i përkasin një faze të dytë ndërtimore të fortifikimit ose një ndërtimi monumental.

info@balkancultureheritage.com