Fermenti i bujarëve shqiptaro-serbë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fermenti i bujarëve shqiptaro-serbë

Kryetarët e fiseve dhe stratiotët bizantinë në vallën e magjistricave tëpolitikës botërore. - Sevastët dhe milites në territorin bizantin. - Fati I familjeve Blinishtie Jonima në darën e mbretërve serbë. - Shtëpia e fortë e Dukagjinëve të vërtetë. - Të mëdhenjtë e jugut dhe të qendrës shqiptare: Arianitasit, Muzakët, Matarangët, Gropajt, Topiajt.

Kur erdhën anzhuinët në Durrës (1272), retorta shtetërore bizantine pothuaj e kishte shkrirë përgjysmë shtresën e dytë të fisëve, që, pas ilirëve, ishte formuar në këtë truall. Ata gjetën atje familje të fuqishme fisesh; bënë marrëveshje me bujarinë e sebastëve, që patën zënë vendin e kryetarëve të fiseve (1272- 1274)  dhe me kalorës bujarësh (1272) Vlado Blinisti miles, Theopia miles), që kishin nxjerrë krye në tokën feudale të stratiotëve a të pronarëve bizantinë. 

Këtë bujari shqiptare anzhuinët e quajtën me emrin e përbashkët "comites et barones (etfeudarii) regni Albanie". Në betejën e ashpër njëqindvjeçare të dy botëve, duke i shërbyer herë perandorit të madh të Lindjes, herë Papatit, herë Anzhuinëve, herë Nemanjajve serbë, në shek. XIV, arriti që dikush prej sevastëve të bëhej kryesevast, protoalagator, dukë, por edhe despot, kont (comes) dhe mareshal i Papës ose i anzhuinëve, kaznac dhe zhupan i madh i serbëve, ndërsa pas rënies së mbretërisë së Dushanit, edhe dinast i pavarur.

Natyrisht që një anomali e tillë ndërmjet fuqive të mëdha ishte plot rreziqe vdekjeprurëse, prandaj shumë familje sevastësh, që përmenden me rastin e ardhjes së anzhuinëve, pothuaj që në fillimet e para të "politikës botërore" të tyre, u rrënuan nga themelet {Bracca, Bessossia, Clange, Leti, Limi, Verona).

Ndonjëra prej tyre u rrënua menjëherë në kulmin e fuqisë së vet, kur ishte ngjitur lart në mes të një vargu brezash.

Një familje e tillë ishte Blinishti (në shkrime zakonisht jepet e gabuar: Bleusi, Bleuisti, Bletisti, Blevisci). Vendi i kësaj familjeje gjendej ndërmjet lumit të vogël të Gjadrit afër Lezhës (1416) fshati Blinisht me kishën e Shën Shtjefnit 1610; emri i fshatit vjën nga fjala shqipe blini ("brijest") dhe abacia e famshme e Shën Lleshit (de Monte) në Malin e Shenjtë të mirditasve.

Stërgjyshi i kësaj familjeje Vladi (Vlado), ndoshta prej fisit të Matjanëve (Matesei), bëhet i njohur (1274) si stratiot (miles) bizantin. Më parë u bashkua me anzhuinët, por pak më vonë u lidh me serbët, që i dhanë titullin "Kaznac". Në vitin 1279 ky kaznac u kap prej kapitenit të Durrësit dhe u përcoll në Brindizi i prangosur. Por kjo qe për të një fatkeqësi e vogël. Në vitin 1304 mori diplomën e Napolit, në bazë të së cilës u bë "comes" (kont) ndërsa djali i tij, i cili kishte një emër krejt perëndimor Guillelmus, u bë marëshall i Arbërisë.

Këtij Vilhemi i erdhi përdorësh (1319)  që t'u shtonte titujve të vet perëndimorë edhe atë të kryesevastit bizantin. Një kushëri i tij, Kalojan Blinishti (1304-1319) kishte  titullin "comes". Por kjo familje u zhduk përgjithmonë në  kryengriljen e madhe, që e nxiti selia e Papës (1319-1336) kundër serbëve, përgjatë gjithë Adriatikut, duke filluar që nga Mladeni  II Shubiqi kroat, në veri e deri te Matarangat shqiptarë ndërmjet Shkumbinit e Devollit dhe deri te Muzakajt afër Vlorës e Këlcyrës.

Për asgjësimin ë saj, duket se, përveç mbretit serb, patën bashkëpunuar me gjithë shpirt edhe Dukagjinët dhe veçanërisht Topiajt.

Në një kohë me Blinishtët, por vetëm përkohësisht, u zhduk edhe familja Jonima (Gonoma, Guonimi) në personin e Vladislav Jonimës, zhupanit të Dukles e të Shqipërisë bregdetare (1319 dekreti i Papës thotë: dilecto filio Bladislao Gonome, Dioclee et Mariiime Albanie comiti), i cili në vitin 1303 jetonte në oborrin e mbretit serb dhe, pa dyshim, ishte pasardhësi i "sevastit Jonimë", që e përmend dokumenti anzhuin i vitit 1274. Sikursë shihet prej titullit të dekretit të Papës, zhupani Vladislav ishte katolik. Familja Jonima shfaqet përsëri në fillim të shek. XV rreth qytetit të vogël të Danjës dhe Shatit mbi Drin, barabar me Zaharitë e atjeshëm  (1365 Nikola Zaharia, kështjellari i Budyas) dhe Dushmanët (1403) në Pultin e Sipërm, të cilët, të pavarur ose si vasalë të Venedikut, bënin rojë kundër turkut.

Familja e Dukagjinëve mbajti deri në kohën e Turqisë rëndesinë e familjes së madhe, të vëllazërisë. Ndoshta si partisan i Paleologëve bizantinë, por ndoshta edhe si flamurtar e vojvodë në ushtrinë e mbretit serb, kryetari i kësaj familjeje, Gjin Tanushi fitoi titullin "dukë". (1281 ducam Ginium Tanuschum Albanensem). Edhe ky qe zënë rob prej kapitenit të Durrësit. Më vonë, siç duket, u vra nga malësorët katolikë nën drejtimin e abatëve bënediktinë në Trafandia (Ndërfandë). Kjo familje e madhe (shtëpia e fortë) sundonte në viset ndërmjet Lezhës e Fandit, ndërsa qendra kryesore e saj ishte qyteti i Lezhës në grykëderdhjen e Drinit (jo në akropol, i cili në vitin 1396 ishte rrënojë e vjetër). Në dorëzimin e këtij qyteti venedikasve (1393).

Një degë e kësaj familjeje kryesore të Lezhës, ndoshta V trashëgimtare e Tanushit II Dukagjinit, të birit të Lekës I, ishin sundimtarë në Prelat (1402). Përv.eç këtyre, Dukagjinëve të vërtetë, siç thotë Muzaki, ka pasur edhe linjatë tjera. Një i tillë (Nicolaus Tudervich Duchaghin) përmendet në vitin 1377. Në Lezhë ata qëndronin në kohën e turkut për një kohë të gjatë.

Procesin e plotë nga kryetar fisi dhe nga stratiot bizantin në dinast të pavarur e kryen sidomos familjet e Arianitasve, Muzakajve, Matarangëve, Gropajve dhe Topiajve. Sipas burimeve, më theilë në të kaluarën vazhdoi gjurma e familjes së dëgjuar të Arianitasve. Qendra e saj, si edhe e fisit nga i cili rridhte, gjendej mbi lu'min e vogël të sotëm Janicë afër fshatit të sotëm Aranitas.

Në luftimet e tmerrshme, që zhvilloi kundër bullgarëve pikërisht në truallin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë Jugore, cari Vasili II (996-1025); u dallua si dukë i ushtrisë bizantine upatrici David Arianitasr kohën ë parë ahzhuine (1274) Arianitasit ishin sebastë, por në vitin 1319 dekreti i Papës përmend Vilhelm Arianitin si protoalagator bizantin (Guillermo Aranite protholçgaturo).

Në shek. XV Golem Arianit Komneni, i lavdishëm pothuaj si  Skënderbeu, sundonte nga Mokra mbi liqenin e Ohrit përtej Shpatit deri në Vlorë e Kaninë. Mbreti i Aragonës i deklaroi atij shprehimisht (1451) krahinën e Myzeqesë (Muzakisë). Arianitët në njëfarë mënyre ishin konkurrentë të familjes së fuqishme të Muzakajve, djepi i të cilëve ishte në rrethinat e Vlorës, në të ashtuquajturën Muzaki e Vlorës. Ky mbiemër duket se është me prejardhje greke. Hahn-i2) sheh në të diminuitivin e greqishtes së re të emrit Muzë, Mojsi. Gjithsesi nuk është një mbiemër fisi, por qyteti. I pari i kësaj familjeje përmendet në shkresat e vitit 1280 Johannes dictus Muzac qe kapur si tradhtar i madh së bashku me Vlado Blinishtin, por me kërkesën e bujarisë shqiptare, pas.pak kohe u lirua. Kushëriri i tij (i biri?), Andrea , mbante anën e anzhuinëve dhe banonte me gruan e fëmijët në Kështjellën e Vlorës. Në vitin 1319 mbante titullin e mareshallit të Shqipërisë; në të njëjtën kohë, i biri i tij Theodori I "Pletenica (Chiscetisi "Gërsheti") ishte kryesevast. Kushëriri i tij, Mentul Muzaki" mbante në zotërim qytetin e Këlcyrës (Clausura) mbi Vjosë. Andrea III fitoi nga perandori Andoniku III titullin më të lartë të shkallës së oborrit bizantin, titullin e despotit. Iu dorëzua, sikurse tregon Gjon Muzaki (1510), dekreti i artë dhe një fron5 në të cilin ishte qëndisur me margaritarë stema e perandorit. Si despot bëri marrëveshje (1336) në emër të gjithë gjakut të vet  me anzhuinët në Durrës, ku kishte gjithashtu prona. Ky qe kulmi i fuqise së familjes, e cila atëherë shtrihej deri në Durrës në veri, pastaj thellë në Epir, ndërsa përtej Beratit deri në Kostur në lindje.

Despoti Andrea, sikurse tregon Gjoni (1510), u varros në kishën e Shën Ndout në Durrës. Edhe Andrea III banonte  rregullisht në Durrës (1388-1393). Atje përmenden në atë kohë edhe disa kryetarë të tjerë shqiptarë.

Me disa të shkëlqyer prej tyre, Andrea mbante kështjellat kryesore të qytetit të Durrësit, por natyrisht në emër të Gjergj Topisë, i ciii banonte në kështjellë. Në aktet e Venedikut, Andrea përmendet edhe në katërshen e të mëdhenjve të Durrësit, si besniku kryesor i Venedikut në përgatitjet për rimarrjen e qytetit. Në jug degët e kësaj familjeje ishin atëherë në kundërshtim me zonjën e Vlorës.

Komnenën, të vejën e Balshës II dhe të bijën e despotit Gjon Komnen Ascnit, të vëllait të mbretëreshës serbe, Helenës, (1390). Në fillim të shek. XV iu kërcënuan me Niketa Topinë, të cilin në vitin 1412 Theodori II Musachi e kishte zënë rob. Viset ndërmjet Vregës (Shkumbitlit) e Devollit, veçanërisht provinca Slanica me portin kryesor në grykëderdhjen e Vregës, që quhej Caravastassi  i përkisnin në shek. XIII e XIV familjes Matarango, Materango. Në brendësi të vendit pushteti i saj arrinte përtej manastirit në zë Panagia tis Apollonias, afër rrënojave të Apolonisë së vjetër.

Ndërmjet të mëdhenjve të shumtë shqiptarë, që iu përuiën anzhuinëve në vitin 1274, "Paulus miles" dhe "sevasto Blasius" ishin që të dy anëtarë të familjes Matarango. Tek ajo, të dy këta emra ishin të rëndomtë. Në vitin 1304, një Matarang iu nënshtrua Filip Tarentinit.

Ky qe në të vërtetë Pali, mbi të cilin ishte drejtuar dekreti i Papës i vitit 1319, që ishte kundër mbretit serb, Uroshit II.       Autoriteti i kësaj familjeje arriti kulmin e vet nën Vlashin II (1358-1367). Ai në vitin 1365 mbante titullin e sebastokratorit, të cilin ia kishte dhuruar cari serb Simeoni. Pas vdekjes së tij,J) ia pushtoi vendin Karl Topija; vetëm një pjesë të vogël e mbajti I biri i sebatokratorit, Gjoni. Atë e zgjodhën raguzanët si qytetartë vetin në vitin 1386. Këtë iamilje e bënë për vete, me lidhje gjaku, Muzakajt, nga të cilët pënnendet mbi Shkumbin në vitin 1371 Gjon Muzaki. Ky është, pa dyshim, "signor Gino", i biri i Andresë III, i ati i Andresë IV i cili ishte gjyshi I kronistit Gjon Muzaka.

E së njëjtës kategori me Matarangët ishte në brendësi të vendit edhe familja Gropa, e cila në fillim ishte fqinje e Blinishtëve në malet e Mirditës, pranë fshatit të sotëm Krajë e deri te liqeni I Ohrit e ndoshta deri në Devollin e Sipërm. Në vitin 1273, mbreti I Napolit, Karli I, i konfirmoi sevastit Pal. Pushteti i kësaj familjeje prirej drejt jugut. Ata u bënë fqinj të Arianitasve dhe Shpatajve. Pas vdekjes së mbretit Vukashin, doli në pah zhupani i madh Andrea Gropa (në mbishkrimin e Ohrit të vitit 1378 është shënuar: si sundues, sunduesi i fundit i krishterë i Ohrit para pushtimit turk). Kjo familje në kohën e Zaharia Gropës (Groppa) u shpërngul në Itali, nën mbrojtjen e pushtetit napolitan.

Fillimet feudale bizantine i kishte familja Topija, e cila nga viti 1368 deri 1392, sundoi me disa ndërprerje, mbi Durrësin dhe, natyrisht edhe në Krujë. Topija i parë, që përmendet në letrat, ishte pronar në zonën e fisit të vjetër e qendror Arbën (1274, Theopia miles). Edhe sot gjendet një fshat me këtë emër në një degë të Ishmit, ndërmjet Tiranës e Krujës. Kësaj familje iu desh t'i tregonte merita të mëdha Selisë së Shenjtë, sepse me të vërtetë, sipas sugjerimit të ipeshkvit të Krujës, Andresë (1318 deri 1334), Papa Gjoni XXII i dhuroi Tanush Topisë titullin e kontit dhe krahinat ndërmjet lumit Maf dhe lumit Shkumbin. Ky Tanush I u martua me thjeshtrën (unafigliuola bastarda) e mbretit të Napolit, Robertit, e cila, siç trëgon Gjon Muzaka (1510), më vonë ia hëngri kokën; Në mbishkrimin trigjuhësh, greqisht, latinisht e serbisht, të manastirit të Shën Gjonit afër Elbasanit (1381), i biri i Tanushit, Karli, thotë se rrjedh "prej gjakut të mbretit francez". Ai ishte sundimtar krejt i pavarur; emri i tij Karlo tingëllon anzhuinisht; venedikasit e quanin "catolicus princeps Albanie', nga serbët quhej "upari velji" (zhupan i madh) dhe në letrën e Papës (1374) quhet "magnus comes". Djali i tij i vetëm, Gjergji, vdiq pak kohë pas dorëzimit të Durrësit venedikasve (1392). Kështu u shua dega mashkullore e këtij princi të madh. Por mbeti dega e dytë e Tanushit II Topija, i cili përmendet në vitin 1389. Nikollë Topija (1415), i cili në vitin 1402 ua rrëmbeu Krujën Konstantinit II Balshaj dhe Helena Topisë, ishte me të vërtetë i biri i këtij Tanushi.

Paria e luftëtarëve, e flamurtarëve dhe e fshatarëve në viset serbe. - Sunduesit efundit serbë të Vlorës. – Balshajt e Zetës 1360-1421 dhe Shtjefën Balshaj Maramonte 1419- 1444. - Dinastitë e Cërnojeviqve dhe të Kastriotëve.            '           '

Diçka është e ndryshme, gjeneza e dinastëve veriorë, veçanërishit e atyre të Zetës. Periudha në të cilën ata lindën është njëqind vjet më e re. Këto vise formonin afër mbarimit të shek.  XI një pjesë përbërëse të shtetit serb. Familjet nuk e tërhiqnin degën (fisin) nga sevastët bizantinë, por nga zhupanët serbë dhe qefalitë. Lartësimi i tyre ishte jashtëzakonisht i shpejtë. Në bulëzimin që filloi me rënien e mbretërisë së Dushanit (pas vitit 1355), këto familje nuk patën nevojë që të kishin një burim (një varg brezash) për t'u lidhur bashkë. Ato ishin fillestare të një rrethi luftëtarësh të vegjël, të cilët nganjëherë shkrinin procesin e brezave në një person të vetëm. Në të gjitha viset e ish-mbretërisë serbe mbinin tipa të tillë. Shembullin më të mirë për këtë na e japin mbreti Vukashin dhe vëllai i tij Uglesha. Vukashini nën pushtetin e carit Dushan ishte zhupan në Prilep (1350). Car Uroshi e emëroi despot dhe ai menjëherë u deklarua si mbret pranë carit të vet (1366). Vëllai i tij Uglesha mbante titullin e despotit me të gjitha atributet e fuqisë mbretërore.

Fillestari i vërtetë në veri ishte Zharko Mërshiqi, I cili nën pushtetin e carit Urosh (1357) drejtonte një krahinë të madhe mbi Bunë. U martua me Theodorën, të bijën e savastokratorit Dejan, të motrën e Konstantinit, sundimtarit të Maqedonisë Lindore. Pas vdekjes së tij, Theodhora u martua me Gjergjin I Balshaj. I biri i Zharkut, Mërksha (il re Marchisti te Muzakajt) u martua me Ruginën, të bijën e Balshës II dhe u bë sundimtar I Vlorës dhe i Kaninës (1396-1414). Nga duart e kësaj dinastie serbe, Vlora kaloi në duart turke.

Vëllezërit Balshaj (Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, duke filluar nga viti 1360 paraqiten si zhupanë në Zetë, më parë në Budva e Tivar, pastaj në Shkodër, Ulqin e Prizren (1372) dhe pothuajse po në atë kohë, me lidhje martesash, edhe në Vlorë e Berat. Fuqia e kësaj familjeje arriti kulmin e vet në vitin 1383, kur Balshaj II re Balsa te Muzakajt pushtoi Durrësin dhe mori titullin "duka I Durrësit. I ati i këtyre tre vëllezërve pati qenë një bujar i varfër, I cili nën pushtetin e carit Dushan zotëronte vetëm një fshat në Zetë.

Balshajt rridhnin nga rumunët ose vllehët, flisnin si arbanët, korrespondencën e kryenin serbisht dhe mbaheshin si trashëgimtare të mbretërisë serbe. Brezi i tretë i tyre gjendej në shkatërrim. Pas vdekjes së Balshës II (1385) nuk e mbajtëri dot më as Durrësin, as Vlorën, as Beratin. Turqit e mandej edhe venedikasit (1396) ua morën edhe Shkodrën. Në brezin e katërt (1421) u shua ajo familje e Zetës. Për njëfarë kohe e luajti akoma rolin dega e kësaj familje në Apulia, sepse per historianët është enigmatik njëfarë Balshaj, të cilin venedikasit dhe raguzianët (1419-1444) e quajnë me emra të ndryshëm: Stephanus, Stiepan, Stipan Balse, de Balsis dhe Stephanus de Maramonte. Ky ishte, pa dyshim, i biri i të pafatit Konstantin Balshajt dhe i Helenë Topise.

Që ky çift i martuar pati djem, këtë na e dëshmon dokumenti venedikas, me të cilin Konstantinit i premtohej (1401) qytetaria venedikase (ipsi cumfiliis). Pastaj duhet marrë parasysh edhe fakti se Helenë Topija kishte kushërirën e vet, Maria Topinë, të martuar me Filipin, baronin e fuqishëm të mbretit të Napolit, që ishte prej farefisit shumë të vjetër të Maramontes. Këtu, në Lecce ose Otranto, erdhi Helena nga Venediku, ku ishte çliruar nga çdo bashkëfajësi për humbjen e bashkëshortit. Këtu ajo, te Maramonti, rriti djalin e vet, Shtjefnin (Stjepanin).

Ky ishte i çuditshëm, i egër, i xhindosur, i paqëndrueshëm, shpirtlig dhe gjendej në armiqësi me tërë botën. Më përpara kishte lidhje të ngushtë me Balshën III Strazimirin dhe pastaj u konsiderua si vasal i tij e trashëgimtar. Më 3 qershor 1419 u lexua në shkrimet e fshehta të senatit të Venedikut një vendim, që duhej me çdo çmim të vritej Balsha III.

Për këtë qëllim u bë ripropozimi, që për këtë detyrë të provohej të fitonin Shtjefën Maramonten, të cilit i premtoheshin 4000 dukata dhe toka e atij që do të vritej. Por Balsha III vdiq në vitin 1421 natyrshëm, kështu që Shtjefni u kthye në Apulia. 

Por në fillim të vitit 1427 Shtjefni shkoi përsëri në Zetë me një anije raguziane dhe, pas pak kohe, undez flakëi gjithë vendi nga Lezha deri në Drivast. U lidh me Tanushin e Vogël Dukagjinin, pastaj më Gojçin Cërnojeviqin; po ashtu edhe Kojë Zaharia e përkrahu me gjithë fuqinë. U shkaktoi treqind mjerime vënedikasve, despotit serb, turqve, mbretit të Napolit dhe banit Matko Talovac.

Më 1 janar 1430 venedikasit morën një vendim të fshehtë: shpallën çmimin e 500 dukatave dhe të dy kuaj ve për kokën e tij "sepse do të zhdukej shkaku kryesor i të gjitha të këqijave në Shqipëri kur të zhdukej Shtjefën Maramonte, "kryengritës I bashkisë sonë". Më 3 shkurt e gjithë Shqipëria (Albafiia), përveç kështjellave, gjendej në duart e Maramontit; ndërsa më 2 dhjetor 1430 doli vetë para senatit dhe i premtoi shërbim me çdo lloj kushti që të ishte. Venedikasit vendosën që ky person të mbetej "tek ata nën dëgjesën e tyre"   dhe e mbajtën si kondotier. Shkoi në Lombardi si komandant i një kompanie prej 30 kalorësish, por përsëri u prish me venedikasit dhe ndërronte me radhë shërbimet te sundimtarë të ndryshëm. Shtëpinë e vet e kishte në Venedik.

Më 1 maj 1444, mbreti i Sicilisë ndërmjëtësoi për të në Venedik me anë të të dërguarve të tij. Venedikasit u habitën për këtë gjë, sepse ai, thonin, ishte treguar i gatshëm të luftonte (bellicosus) me të gjithë sundimtarët e vet, me mbretin e Bosnjës, me despotin e Serbisë, me princin Matko Talovac dhe vëllezërit e tij; përveç. kësaj, kishte qenë edhe partizan i turkut. Trashëgimtarë të vërtetë të Balshajve të Zetës u bënë despotët e Serbisë, përkatësisht Cërnojeviqët.

Prej vëllazërisë së madhe të Zetës, prej fshatit baritor të Cërnojeviqëve (Zernoevichi chiamadi Giurasi) u dallua më pare kryetari i tyre Gjurashi, i cili në vitin 1326 përmendet si komandant në oborrin e mbretit serb. Sipas emrit të këtij Gjurashi ose Kollogjorgju, fshati mori dhe emrin Gjurasheviq. Në gjysmën e dytë të shek. XlV erdhi në fuqi Radiç Cërnoja. Ky në vitin 1371 ishte qçfali i Gjergjit I Balshaj në Budva. Në vitin 1389 ngriti krye kundër sundimtarëve të vet dhe në betejën me Gjergjin II Balshaj (1396) u vra. Pranë kësaj "shtëpie të fortë" të Cërnojeviqve u mbajt për disa kohë e gjithë vëllazëria. Por në vitin 1425 Shtjefën Cërnojeviqi, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, ishte dinast i vërtetë, i vetmi sundimtar i krejt Zetës së Sipërme (capitaneus etvoivoda Zete superioris). I fundit i Cërnojeviqve, Skënderbej,

Nënshkruhej "Sanxhaku i Malit të Zi dhe zot i gjithë tokës së Dioklicisë" 1523. Në Vlorë, në oborrin e despotit Gjon Komnen-Asenit (1350 deri 1363), të kunatit të carit Dushan dhe të mbretit bullgar, Gjon Aleksandrit, gjendej djepi i fuqisë së Kastriotëve. Në një shkresë mbretërore serbe, që i dërgohej "zotit të Vlorës ë të Kaninës,, Aleksandrit, ndoshta të birit të despotit Gjon (Jovan), përmetidet (1366) "Kastrioti si qefali i Kaninës". Sikurse tregon emri, ky qefal ishte me prejardhje greke. Ky mori nga Balsha II (rreth vitit 1383) si shpërblim dy fshatra në Shqipërinë e Mesme mbi Mat. Pasardhësi i tij "zoti Gjon", në shkresat mbretërore sërbe "Ivan Castrioth", përmendet qysh herët në dokumentet venedikase (1407-1443) si "zotëri mj aft i-fuqishëm në viset e Arbërisë".  Kur Kruja (1415) ra në duart e turkut, ai u bë vasal turk. I biri i tij mandej, Gjergji, i cili (para vitit 1428) iu dha përkohësisht si" peng turkut, dhe u bë mysliman duke marrë emrin Skënderbeg, u bë dinasti më i fuqishëm i Arbërisë (1468).

Rrjeti ballkanik i gjakut aristokrat: Karakteristika ë bujarisë së lartë shqiptare. - Parimi i pleqërisë, gjurmët e matriarkatit, parëlindja, - Oborri, kancelaria e trefishtë, stemat e gjenealogjitë. - Familja e Angjelëve, - Kosaçët shqiptarë. - Skënderbeu dhe lavdia e tij. - Familja e Spanëve. - Rrënimi i bërthamave të vogla shtetërore. - Përmendore gjeografike.

Të gjitha këto familje, si dhe disa të tjera te Shqipërisë dhe të Zetës në shekullin XV ishin të lidhura midis tyre me lidhje gjaku të forta e të shumëfishta. Prejardhja nga ana e nënës shfaqej në rastet më të rëndësishme, sidomos në rastin kur kjo anë nuk kishte më degë mashkullore; posaçërisht janë theksuar me lidhje të mbiemrit të babës dhe të nënës: Matarango-Musachi, Musachi-Thopia, Thopia-Arianit- Komnen.

Por këto familje ishin në farefisni edhe me dinastitë e mëdha të Paleologëve, Nemanjëve, Asnjëve dhe Anzhuinëve. Në jug ishin farefis me despotët e Janinës, pastaj me Lazareviqët e Brankoviqët, me hercegët e Bosnjës, Sandal Hraniqin e Stjepan Vukçiqin (il signor erceho) dhe, nëpërmjet tyre, edhe me aristokracinë kroate në veri. I madhi kroat, Mlladen III Shubiqi (1384), kishte për grua Helenën, motrën e car Dushanit. Motra tjetër e carit të Eudokisë ishte e shoqja e sebastokratorit Dejan dhe e ëma e Theodor Balshës. Këtë rrjet të fuqishëm gjaku, që mund të vërtetohet edhe me dokumente, e tregon më së miri "Historia e shtëpisë Muzaki" (1510), në të cilën shkriheshin traditat e shkëlqyera të Bizantit, Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë dhe të Zetës.

Të gjitha këto familje nga gjaku ishin të barabarta. Vetëm për pushtuesit, të cilët në fillim të shek. XV, si udhëheqës të bujarëve, pushtuan Epirin dhe caktuan rezidencat e tyre në Artë, Gjirokastër, Janinë e në Lepant, Gjon Muzaka flet për njëfarë epërsie, duke i quajtur ata "signoriper se". Kështu quan ai veçanërisht të zotin e Zardarisë, Vugën, Vongën (gabimisht edhe Kongo, Drugo), I biri i të cilit, Pal Zardari, u martua me një nga Muzakajt. Ky Vago nuk është askush tjetër, përveçse serbo-shqiptaro-bullgaro- vllah i kronikës së Janinës.

Parimi i pleqësisë (sinioratit) ishte që në fillim edhe te shqiptarët si zakon, njësoj si te sllavët dhe në dinastinë hungareze të Arpadëve. Në fund të shek. XII shihej gjurma e qartë e kësaj dinastie. Progoni, arhonti i shqiptarëve (arbanëve) me qendër në Krujë, kishte dy djem: Gjinin dhe Dhimitrin. Pas vdekjes së Gjinit, erdhi në pushtet Dhimitri, i quajtur në dekretet e Papës (1209) "iudex Albanorum" Gruaja e tij ishte Komnena, e bija e zhupanit të madh serb dhe e mbretit të mëvonshëm, Stjepan Bërvovjençanit, dhe e Eudokisë, së bijës së car Aleksandrit III.

Më vonë (rreth vitit 1253) u pa në ato vise, sikurse e arsyeton këtë Drinovi, edhe njëfarë trashëgimie në linjën femërore).

Parëlindja depërtoi vetëm në kontakt me anzhuinët (1381 Karl Topija "cum illustrissimo suo primogenito"). Ndikimi I anzhuinëve shihet edhe në emrin Karl te Topiajt, si dhe në emrin Vilhelm te Blinishtët e Arianitasit. Secila nga këto familje përbënte një bërthamëz shtetërore të vërtetë. Të gjitha ato mbanin një oborr, në të cilin shkonin e vinin bujarët vasalë, të mëdhenj e të vegjël, (zentiluomini, boiari kishin ministrat e tyre të financave (protovestiari), kancelarët (lagofeti) dhe "dijakët" (dhjakët); kryenin administrimin mb anë të qefalëve dhe vojvodëve.

Në shkresat e tyre përdoreshin të tre gjuhët e shkruara të Evropës: latinishtja, greqishtja e sllavishtja, Shembull tipik për këtë është mbishkrimi trigjuhësh i Karl Topisë (1381) në manastirin e Shën Gjonit afër Elbasanit. Në veri mbizotëronte kancelaria serbe, kurse në jug ajo greke. Gjuha latine u shua. Në vitin 1434, raguzianët e njoftuan carin dhe mbretin hungarez, Sigmundin, se Andra Topija kishte vetëm "kancelarë sllavë" (sclavonos cancellarios) dhe, për këtë arsye, duhej që letrat e carit t'ua jepnin për t'i lexuar noterët latinë në qytetet bregdetare, kështu që përmbajtja e letrave nuk mbetej sekret. Jo vetëm Balshajt, por edhe Dukagjinët (1387) e Kastriotët (1422) kishin kancelari sllave. Por Gjon Kastrioti, si vasal turk, mbante korrëspondencë me venedikasit në greqisht. Niketa Topija nënshkroi greqisht (1408) një marrëveshje të shkruar latinisht.

Edhe anzhuinët u dërgonin Muzakajve shkresa në greqisht (133 et ecce pro maiori certificacione vestra de omnibus convencionibus fieri vobus mandavimus litteras in greca lingua scribendas). Pjesëtarët e kësaj familjeje i shkruanin edhe në vitin 1481 letra në greqisht hercegut të Kalabrisë. Kontakti i drejtpërdrejtë me anzhuinët dhe me kalorësit francezë të Ahajës në jug, bëri që të përdorej në këto vise herët stema. Drejt saj arriti rryma hungareze nga vëriu nëpërmjet Bosnjës. Mbi gurin me mbishkrirhin e Karl Topisë në Shën Gjon është gdhëndur luani i kurorëzuar, nën të, në një fushë e pjerrët, zambakët anzhuinë. Mbi stemën e vjetër të Muzakajve, sikurse tregon Giovani (1510), ishte një burim me dy pishtarë, ndoshta një aluzion për burimet e vjetra të naftës në afërsi të Vlorës. Kur Muzakajt (Andrea II) u bënë despotë nën pushtetin e perandorit Andronik (para vitit 1336), morën në stemën e vet shqiponjën dykrenare me yll (Varme delV impero). Dukagjinët kishin në stemë shqiponjën e bardhë.

Në vulat e Balshajve shihej koka e ujkut me dhëmbë jashtë; shkrimi ishte qirilisht. Qysh nga viti 1369 nuk kishte çdo vëllazëri vulën e vet, por një të përbashkët. Vulat.e Dukagjinëve, Topiajve e Muzakaj ve nuk ishin të njohura. Të dërguarit e Arianit Koinnenit vunë në marrëveshje me mbretin e Aragonës (1421) vulën e zotërisë së vet. Kastriotët përdornin për vulë pelikanë antikë.

Qysh herët bujaria shqiptare ndjeu freskun e humanizmit italian, i eili krijoi modën, që gjenealogjia të bëhej me prejardhje klasike, helene ose romake. Edhe në truallin shqiptar u sajua përralla se Muzakajt rridhnin nga Molosët helenë të lashtë në Epir. Dukagjinët, që të mund ishin të barabartë me Topiajt, kënaqeshin me përrallën, se rridhnin prej dukës së Anginës, vëllait të vojvodës.

Në Itali kjo direktivë solli fryte të habitshme në falsifikimin gjenealogjik të "princit" shqiptar Andre Angjelit (1553-1567). Ky Andre e nxori linjën e familjes së tij nga perandori Theodhos dhe mbahej si trashëgimtar i Angjelëve mbretërorë. Njëlibër i Barletit (Romë 1553) mbante këtë dedikim

Sipas dokumenteve e vërteta është vetëm ajo, që Angjelët kanë qenë një familje patricësh të Durrësit (1352, condam comitis Angeli de Durachio), që prej kësaj ka dale kryeipeshkvi në zë i Durrësit, Pali (1460-1469), "Myrice regionis iudex" Vëllai i tij, Pjetri, arriti merita të mëdha te venedikasit (1478) dhe ndoshta u bë "vojvodë i Drivastif'.

Të mëdhenjtë shqiptarë ishin krejt të barabartë me bujarët e lartë të Italisë. Kur pas vdekjes së Skënderbeut (1468) atyre iu desh të iknin në Itali, shpesh edhe pa pasuri e pa ditur gjuhën italiane, i priste atje jo vetëm mëshira e dinastisë së Napolit, por edhe përkrahja e plotë e aristokracisë së atjeshme.

Siç tregon Muzaki, bujaria shqiptare mbante në vendlindjen e vet flokë të gjatë deri në supe, të përdredhur e të gërshetuar.  Sipas kësaj veshjeje, një pasardhës i tij, Theodori I (jetoi rreth vitit 1319) mori mbiemrin (vuol dir trezze). Këtë veshje të lashtë kombëtare shqiptare, që mund të shihej edhe në vitin 1860 pranë Klementi nëve në Srema (fshati Nikitinci), e mori edhe fisi serb i Mërkojeviqve afër Ulqinit (1570, portano capili lungissimi. Ajo u bë modë edhe larg te boshnjakët dhe; sipas saj, shtëpia e herceg Sandalit (1435) mori mbiemrin "Kosaça" (shqip "gërshetës).

Histori shkruesi i vjetër i Shqipërisë, Barleti, lavdëron bukurinë trupore të Kastriotëve, të Topiajve dhe të Arianitasve. Nga kjo racë njerëzish fort të bukur, me gjak të nxehtë dinarik, dolën kalorës të përmendur në luftimet kufitare dhe pastaj në luftën shfarosëse me turqit.

Produkti më hyjnor i këtij seleksionimi vdekjeprurës, luftëtari më i tmerrshëm, qëe krijoi në përgjithësi përleshjae Evropës me turqit, është Gjergj Kasfrioti Skënderbeu. Ky edhe për së gjalli u madhërua nga Evropa Perëndimore me legjenda. Paragjykimi se Skënderbeu kishte fuqi demoni, i bëri turqit që të mos besonin në kisinet. Fantazia e popujve të Ballkanit, të dërrmuar prej të pafeve, krijoi prej tij heroin e këngëve të vetadhe të përrallave të mbledhura. Qysh në shekullin XVII, por edhe në praninë e turqve, shqiptarët këndonin (da tuti gli Albanesi) këngë për Skënderbeun.

Po ashtu të tilla këngë prej asaj kohe kreshnike janë ruajtur te kolonistët shqiptarë në Italinë e Jugut, ku kanë gjetur edhe Macphersonin e vet.

Emri i tij jeton edhe sot në Mat, si dhe përgjatë Fanit deri në Pukë në disa lugina {Fusha e Skënderbeut) dhe shkëmbinj, njëri prej të cilëve mban emrin "Gjurma e atit të Skënderbeut pranë Lekës III Dukagjinit, Skënderbeu paraqitet edhe në përrallat e shqiptarëve të Veriut, i zbukuruar me motive prej ciklit të Kraljeviq Markut dhe të mitit nordik për Barbarosin. Vëllazëria më e fortë e Kuçëve të Malit të Zi, Drekuloviqët, e lartësojnë "brezin e të parëve të vet", duke thënë se rrjedhin prej Skënderbeut. Nimbusi i këtij heroi u zgjerua edhe në mjedisin e sllavëve të jugut. Pranë tij dhe pranë Lekës përmendet I pamposhturi shqiptar Musa Kesexhia, njeri me tri zemra. Ky është "Moses Dibranus " i Barletit, "Moise Araniti" i Muzakit,"Valente cavaliere "uomo di core e chi valera ", i cili si pararojë e bujarisë shqiptare e të Zetës, gjeti vdekjen (pas vitit 1461) nga dora turke.

Nën kërcënimin turk e gjithë bujaria shqiptare u bashkua në një lidhje politike. Në kuvendin e Lezhës (1444), Skënderbeu u zgjodh nga bujaria shqiptare prijës i përgjithshëm kundër turqve.

Në atë kuvend mori pjesë edhe shqiptari katolik Pjetër Spani, pronar i madh rreth Shkodrës dhe Drishtit. Familja Span, de Span, Hispanus Spanoviq kishte prejardhje greke (onavdç), do të thotë qose, pa mjekër, (kjo ishte një fjalë fyese te grekët e mesjetës). U dynd në ato vise në fillim të shek. XIV. Më parë (1322) përmendet në Shkodër. Me tregti fitoi pasuri të mëdha, veçanërisht nën despotët serbë. Të bijtë e tij quheshin Bozhidar (1474), Aleks (Llesh) dhe Hërvoje.

Nën Skënderbeun, bërthamat e shumta shtetërore të këtyre familjeve u shkrinë në një shtet të vetëm, në shtetin e fundit të krishterë më të madhin në Ballkan, pas rënies së Kostantinopolit, të Serbisë dhe të Bosnjës. Pranë Shqipërisë ishte Mali i Zi nën Stjepan Cërnojeviqin.

Pas vdekjes së Skënderbeut (1468), turqit i shkatërruan këto bërthama shtetërore. Bujarët shqiptarë u vranë në luftë dhe një pjesë ikëri në vende të huaja. I biri i Skënderbeut, Gjoni, mori në Napoli dukatën e Shën Pjetrit (San Pietro) në Galatina dhe markontën Soleto. Brezi i tij mbaroi në shek. XVI. Pasardhësit e të vëllait të Skënderbeut, Stanishit, qëndruan nën titullin "Marchesi d'Atripalda" në Itali deri në vitin 1873. Në Napoli, Giovanni Musachi (1510) shkroi historinë e shtëpisë së vet. Kjo familje vdiq këtu në linjën mashkullore rreth vitit 1600. Në shek. XVI u shuan në Itali dhe Arianitët. Në Venedik dhe në Ankona qëndruan pasardhësit e Dukagjinëve deri në shek. XVII.  Cërnojeviqët mbetën në atdhe dhe u turqizuan. Në shek. XVI Mali i Zi u bë kadillëk turk; në Shqipëri sunduan sanxhaqet. Por në vënd të bërthamave shtetërore të thërrmuara, u ngritën shpejt mjegullat kombëtare të fiseve.      

Kujtimi për dinastitë e shuara shqiptare ishte shumë I fuqishëm. Në truallin mbi të cilin patën sunduar, mbiemrat e tyre qëndruan edhe shumë kohë pas rënies së tyre. Sikurse Epiri në administratën e vjetër turke u quajt "Karl-UV' ("toka e Karlit"), sipas emrit të sundimtarit të vet kristian të fundit, Karl Toccos, ashtu edhe krahina përgjatë Semanit quhet edhe sot "Myzeqe".

Kjo krahinë është e dyfishtë: Myzeqeja e Madhe dhe Myzeqeja e Vogël. Në shekullin XVI, emri i saj ishte Musakitë; "Musachia in albanese se dice Musachit. Ky është shumësi i emrit të përveçëm Musaki (Muzak). Analogjisht thonin serbët rreth vitit 1360: na Zetu na Balshikje' ("mbi Zetën mbi Balshikin")

Krahinën e dyfishtë Skuria afër Durrësit e kçmi përmendur; po ashtu edhe për Misjen kemi bërë fjalë. Afër Lezhës, Musachi: "lopaese de GuonimV'. Krahina e Dukagjinëve, pasi kaloi në administrimin turk (1334, Ismail Teucro voyvoda contrate olim Tanus Ducayn) u ruajt deri në ditët e sotme. Njëherë, (1452) përmendet edhe distrikti i Dushmanëve. Në një përshkrim të Shqipërisë të vitit 1570, malet verilindore të Shkodrës quhen sipas emrit të familjes Span (li monti che si dicono Spani sotto qualie fra li monti delli Docagini corre Drino).

info@balkancultureheritage.com